Acar i madh edhe mëngjesi i sotëm, gjatë ditës pritet mot më i butë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

21 shkurt 2025

Ditën e premte mëngjesi sërish fillon me ngrica të forta. Minimalet zbresin deri në -15 gradë C e -10 gradë C, e zonave malore edhe më thellë nën -15 gradë C.

Maksimalet gjatë ditës shkojnë deri në 2 gradë C e 6 gradë C. Frynë erë veriore e verilindore e lehtë dhe mesatare 3-7m/s.

Vranësira kalojnë më shpesh përgjatë fundjave në vend, e ditën e diel nuk përjashtohet mundësia për reshje të dobëta dëbore në pjesë të vendit.

Temperaturat minimale ende të ulëta zbresin deri në -10 gradë C e -12 gradë C, derisa ato maksimale shënojnë rritje deri në 5 gradë C e 7 gradë C. Vranësirat mbesin më dominante edhe përgjatë ditëve të para të javës vijuese, përderisa temperaturat shënojnë rritje deri në 10 gradë C e 12 gradë C. Nga fundjava dhe erërat ndryshojnë drejtimin kah jugore e jugperëndimore, e frymë të lehta dhe mesatare 2-8m/s, njofton Mendimi për Motin.

Scroll to Top