Abdixhiku për ftesën e Kurtit: Do t’i kthejmë përgjigje me kohë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

05 maj 2025

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se do t’i kthejë përgjigje me kohë liderit të LVV-së, Albin Kurti për koalicion qeverisës.

Ai pas dështimit të njëmbëdhjetë të konstituimit të Kuvendit, tha para mediave se fillimisht do të shoh letrën në zyrë dhe më pastaj do t’i përgjigjet Kurtit.

Abdixhiku bëri një lutje edhe ndaj njerëzve të LDK-së që situatën e tanishme politike të mos e trajtojnë me arrogancë.

Kurti gjatë ditës i ka dërguar serish një letër për bashkëpunim me LDK-së.

Scroll to Top