AAK mblidhet sot për të diskutuar zhvillimet politike dhe përgatitjet për zgjedhjet e reja

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

13 nentor 2025

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të mblidhet sot në ora 17:00.

Në takim pritet të diskutohet rreth zhvillimeve politike në vend, me fokus të veçantë mbi përgatitjet për zgjedhjet e reja parlamentare, nëse ato do të shpallen.

Burime brenda partisë, than se në agjendë do të jetë edhe analiza e rezultateve të zgjedhjeve lokale, ku AAK ka konsoliduar fuqinë e saj duke siguruar fitore në pesë komuna: Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Deçan dhe Klinë.

Partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj vazhdon të ketë ndikim të rëndësishëm në mbi 10 komuna të tjera dhe është e përfaqësuar në Kuvendet Komunale me 98 asamblistë. Mbledhja vjen gjithashtu pak ditë para përfundimit të afatit të mandatarit Glauk Konjufca për formimin e qeverisë së re.

Scroll to Top