Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
05 maj 2025
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka thënë se qëndrimi i partisë së tij mbetet i njëjtë.
Brahimaj ka thënë se nuk do ta votojnë komisionin për votim të fshehtë, pasi sipas tij kjo është joligjore dhe antikushtetuese.
“Duket e njëjta rutinë. Aleanca qëndron në atë që i ka thënë në seancat e kaluara. Jo është joligjore, është antikushtetuese. Nëse e kishin propozuar qysh në fillim do të votonim komisionin, mirëpo tani në mes të seancave jo”, u shpreh shkurt Brahimaj.

















