A po rrezikohet buxheti i Kosovës, fondet ndërkombëtare nga moskrijimi i institucioneve

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

06 shtator 2025

Mosformimi i institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 po e çon vendin drejt një bllokade serioze financiare dhe politike.

Hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, ka paralajmëruar se nëse deri më 31 tetor nuk ka qeveri funksionale që e procedon buxhetin e vitit të ardhshëm në Kuvend, pasojat do të jenë të drejtpërdrejta për financat e brendshme dhe për marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.

Jakaj për EO tha se qeveria e re ka obligim ligjor ta miratojë dhe procedojë buxhetin në Kuvend deri në fund të tetorit, duke përfshirë kërkesat e të gjitha komunave, agjencive dhe institucioneve kushtetuese.

“Ne jemi në shtatorë, në fund të muajit tetor qeveria e Kosovës, një qeveri që formohet pas konstituimit të këtij Kuvendi duhet ta votoj buxhetin e Kosovës dhe ta procedoj deri në Kuvendin e Kosovës deri me 31 tetor të këtij viti, e ka obligim detyrim që me përcjell këtë buxhet, mi përfshirë kërkesat buxhetore të secilës komunë të secilës administratë buxhetore, të secilës agjenci të pavarur kushtetuese që themelohet me ligj. T’i përfshijë ato dhe në mënyrë që të filloj implementimi i këtyre projekteve me 1 janar. Në rast se nuk do të ketë qeveri, që themelohet nga ky Kuvend atëherë ne do të hyjmë në një situatë e cila nuk ka qenë e paraparë me ligj, sepse me ligj e paraparë është mënyra e funksionimit të rregullt të Kuvendit dhe të qeverisë dhe jo fiskulltuart politike të cilat po bëhen kryesisht nga partia e parë që ka dalur nga zgjedhjet e fundit”, tha ai

Scroll to Top