A do t’i lejohet Thaçit të marrë pjesë në varrimin e babait? – flasin nga Specialja

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

17 mars 2025

Gjatë natë së mbrëmëshme u nda nga jeta Haxhi Thaçi, babai i ish presidentit Hashim Thaçi.

Pas lajmit të rëndë , qytetarë, miq dhe bashkëpunëtorë e ‘vërshuan’ rrjetin me ngushëllime drejtuar familjes Thaçi.

Ende nuk dihet se kur do të mbahet ceremonia mortore për 87-vjeçarin dhe as nëse Haga do ta lejojë Thaçin të marrë pjesë në varrim.

Zëdhënësi i DhSK-së Michael Doyle, për Klankosova.tv ka thënë se personave të paraburgosur iu lejohet të bëjnë kërkesë për arsye humanitare, por pa dhënë përgjigje konkrete se a do t’i jepet leje ish-presidentit të jetë i pranishëm në varrim apo jo.

“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t’u bëjnë kërkesa gjyqtarëve kompetentë për arsye detyruese humanitare. Gjyqtarët do të vendosin për kërkesa të tilla.Të gjitha dokumentet publike, duke përfshirë parashtresat nga Mbrojtja dhe vendimet e gjyqtarëve publikohen në faqen e internetit të KSK-së, kështu që nëse dhe kur ndonjë informacion i mëtejshëm për këtë çështje është i disponueshëm dhe publik, ai do të publikohet në faqen e internetit të KSK-së”, theksoi Doyle në përgjigjen për KlanKosova.

Scroll to Top