Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
13 nentor 2025
Memli Krasniqi, dha dorëheqje gjatë ditës së djeshme nga pozita e kryetarit të PDK-së.
Sipas zërave brenda kësaj partie, drejtimin pritet ta marrë kryetari aktual i Mitrovicës Bedri Hamza, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit ishte edhe kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër.
Konfirmimi i Hamzës, pritet të konfirmohet të hënën në krye të kësaj partie.
Vet Krasniqi, ka deklaruar se këtë hap po e bën për t’i çelur rrugë zhvillimit të partisë dhe për t’u bërë gati për zgjedhjet qendrore.
Partia Demokratike e Kosovës të hënën pritet ta mbajë Konventen e Jashtëzakonshme.

















