Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
06 shkurt 2025
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se bashkatdhetarët po kthehen nga Gjermania dhe se ekonomia gjermane po përballet me recesion.
Por Ambasada gjermane ka dhënë një tjetër pasqyrë të situatë.
Ajo ka bërë të ditur se ka pezulluar dhënien e vizave të punës deri në vitin 2026, pasi vetëm brenda 13-ditësh ka pranuar 8 mijë kërkesa, duke përmbushur kështu të gjitha kuotat e lejuara.

















