50 fishekë të fshehur në bagazh – Dogana e Kosovës ndalon municion në pikën kufitare të Hanit të Elezit

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

12 shtator 2025

Dogana e Kosovës ka njoftuar sot se gjatë një kontrolli rutinë në pikën kufitare të Hanit të Elezit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar 50 fishekë të kalibrit 9 milimetra, të fshehur në bagazhin e një veture.

Sipas njoftimit zyrtar, udhëtarët kishin deklaruar se nuk posedonin mallra për deklarim, por pas një kontrolli më të thelluar, në hapësirën e bagazhit është gjetur një pako e fshehur që përmbante municionin.

“Fishekët janë sekuestruar, ndërsa rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të mëtejme ligjore. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve të vendit”, thuhet tutje në njoftim.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1202738378555958&id=100064594213735&ref=embed_post

Scroll to Top