Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
15 prill 2025
Sot u bënë 26 vjet që kur kriminelët serbë vranë 23 civilë të pafajshëm në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicë.
Më 15 prill 1999, forcat serbe, pasi kishin mbledhur rreth 80 persona në shtëpinë e Mustafë Sahitit, kishin nisur torturimin e tyre dhe vranë 23 shqiptarë në gjithë lagjen.
Shtëpia në të cilën ndodhi masakra tashmë është shndërruar në muze.

















