Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
04 shkurt 2026
Data 3 dhe 4 shkurt shënon 26-vjetori i masakrës dhe dëbimit të shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës, një ngjarje e dhimbshme e viteve 2000. Struktura kriminale serbe, të njohura si “Rojat e Urës”, sulmuan qytetarët shqiptarë të paarmatosur, duke vrarë 10 persona, përfshirë një fëmijë 13-vjeçar dhe një grua 65-vjeçare. Dhjetëra të tjerë u plagosën dhe torturuan, ndërsa mbi 11 mijë shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, tha se këto krime u kryen edhe në praninë e ndërkombëtarëve, duke ndryshuar përgjithmonë strukturën demografike dhe jetën shoqërore në veri të Mitrovicës.
Megjithatë, sipas Bashës, situata sot është ndryshe: sundimi i ligjit dhe veprimet e institucioneve të sigurisë kanë çmontuar strukturat kriminale, duke rikthyer rendin dhe sigurinë. Familjet po kthehen në shtëpitë dhe pronat e tyre, por, thekson kryeparlamentari, pa drejtësi për viktimat, plagët e së shkuarës nuk mbyllen plotësisht.
“Përkujtimi i 3 dhe 4 shkurtit nuk është vetëm kthim në histori, por edhe thirrje për drejtësi dhe zotim që kurrë më qytetarët të mos përballen me dhunë e dëbim për shkak të përkatësisë etnike,” deklaroi Basha.




















