mufa

25,000 mbështetës nga mërgata, thotë LDK, kundërpërgjigjet Bajqinovci: 99% e diasporës janë më Albin Kurtin

Mefail Bajqinovci ka akuzuar LDK-në se është kundër mërgatës. Deputeti i Vetëvendosjes ka thënë po ashtu se 99% e mërgatës është në mbështetje të Albin Kurtit.

“LDK-ja kundër mërgatës!
Është hipokrizi e pastër kur një parti kërkon votën e mërgatës, ndërsa në të njëjtën kohë voton kundër shtyrjes së afatit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit.
Lëvizja VETËVENDOSJE! propozoi që regjistrimi të shtyhet deri më 29 dhjetor, për t’u dhënë mundësi sa më shumë bashkatdhetarëve tanë të regjistrohen dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike. Por LDK-ja zgjodhi të jetë kundër.
Pse? Sepse e dinë shumë mirë që mbi 99% e mërgatës mbështet Albin Kurtin.
E drejta për të votuar duhet të lehtësohet, jo të pengohet”, shkruan Bajqinovci në reagim./Indeksonline/

Scroll to Top