25 vjet nga masakrat e Celinës, Fortesës dhe Brestocit; Osmani:”Dhimbja mbetet, drejtësia mungon, por e vërteta nuk zhbëhet”

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

25 mars 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrat e Celinës, Fortesës dhe Brestocit.

Osmani ka thënë se më 25 mars 1999 forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë kryen masakra të përgjakshme në fshatrat e Rahovecit, në të cilat vranë 75 civilë në Celinë, 69 në Fortesë, 49 në Brestoc.

“Në mbrojtje të popullsisë ranë heroikisht edhe pesë luftëtarë të UÇK-së. Ata u vranë vetëm sepse ishin shqiptarë, vetëm sepse donin liri”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja ka shtuar tutje se “Dhimbja mbetet, drejtësia mungon, por e vërteta nuk zhbëhet”.

“Kujtojmë martirët, nderojmë heronjtë e UÇK-së dhe nuk do të ndalemi asnjëherë në kërkim të drejtësisë”.

Scroll to Top