Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
06 maj 2025
Mediat Italiane kanë raportuar se viktima ishte 24 vjeçar dhe humbi jetën pasi ra nga kati itretë i një skele ndërtimi me lartësi rreth 20 metra.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Bassini, në zonën “Citta Studi”.
Sipas informacioneve nga RaiNews.it, i riu ishte duke punuar për një kompani ndërtimi në rikonstruksionin e një ballkoni në katin e katërt të një ndërtese, dhe në rrethana ende të paqarta është rrëzuar.
Në vendngjarje ndodhen autoritetet e policisë lokale, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.

















