18 komuna në balotazh, KQZ thotë se procesi i organizimit zgjedhor po zhvillohet sipas planit

Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta

07 nentor 2025

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudoplh.

Sipas KQZ-së, në këtë takim, kryesuesi Radoniqi e informoi ambasadorin, Rudpolph lidhur me aktivitetet që aktualisht është duke i zhvilluar ky institucion për organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash i cili do të mbahet më 9 nëntor 2025.

“Radoniqi e njoftoi ambasadorin gjerman se procesi i organizimit zgjedhor po zhvillohet sipas planit dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar një proces të rregullt, transparent dhe të besueshëm”, thuhet në njoftim.

Radoniqi i ka treguar diplomatit gjerman se KQZ-ja është në fazën përfundimtare të përgatitjeve logjistike, përfshirë shpërndarjen e materialeve zgjedhore.

Në anën tjetër, siç thotë KQZ-ja, ambasadori Rudolph shprehu interesimin e tij për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së integritetit dhe transparencës gjatë gjithë periudhës zgjedhore.

Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina, Prizreni, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti janë komunat që pretendentët për kryetarë do të përballen në balotazh.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të organizohet në 525 Qendra të Votimit me gjithsej 1,648 vendvotime, prej të cilave 507 Qendra të Votimit për votimin e rregullt me 1,628 vendvotime dhe 18 Qendra të Votimit për votimin me kusht me gjithsej 20 vendvotime

-Kryesuesi Radoniqi priti në takim ambasadorin gjerman, Rudolph

Prishtinë, 7 nëntor 2025 – Sot, kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudoplh.

Në këtë takim, kryesuesi Radoniqi e informoi ambasadorin, Rudpolph lidhur me aktivitetet që aktualisht është duke i zhvilluar KQZ për organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, i cili do të mbahet më 9 nëntor 2025.

Radoniqi e njoftoi ambasadorin gjerman se se procesi i organizimit zgjedhor po zhvillohet sipas planit dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar një proces të rregullt, transparent dhe të besueshëm.

Kryetari Radoniqi theksoi se KQZ është në fazën përfundimtare të përgatitjeve logjistike, përfshirë shpërndarjen e materialeve zgjedhore.

Në anën tjetër, Ambasadori Rudolph shprehu interesimin e tij për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së integritetit dhe transparencës gjatë gjithë periudhës zgjedhore.

Scroll to Top