Ferizaj: 19 vjeçari plagos të motrën, arrestohet nga policia

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

10 maj 2025

Një 19 vjeçar dyshohet se e e ka plagosur motrën e tij 25 vjeçare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin ka njoftuar Policia rajonale e Ferizajt, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mejdi Xhaferri”.

I dyshuari tashmë është arrestuar.

Rreth orës 10:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Mejdi Xhaferri” në Ferizaj. Dyshohet se personi E.M. (19 vjeç, M/K) ka plagosur motrën e tij 25-vjeçare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një veprimi të shpejtë policor, i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar.”

Policia njofton se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Scroll to Top