“15% nuk kalon”, aktivisti e gjuan me tortë kryesuesin e Bordit të ZRRE-së

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

27 mars 2025

Në kuadër të aksionit “Asnji Cent Ma Shumë”, e cila ka për qëllim kundërshtimin e shtrenjtimit të energjisë elektrike në Kosovë aktivisti Dibran Hoxha ka gjuajtur me tortë kryetarin e bordit të ZRRE-së Ymer Fejzullahu.

“15% nuk kalon. No pasarán! Pas kërkesave të shumta nga qytetarët, kemi vendosur ta ‘ëmbëlsojmë’ kryetarin e ZRrE-së me 15%. Zotni Ymerit i pëlqejnë tortat me pronarët e KEDS-it, ndaj sigurisht që duhet t’i pëlqejnë edhe tortat e qytetarëve. Urime!”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga grupi organizativ “Asnji Cent Ma Shumë”.

Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar se bazuar në rezultatet e raportit të tij konsultativ për të hyrat maksimale të lejuara, rritja mesatare e tarifave për konsumatorët pritet të tjerë 15 për qind.

Scroll to Top