Hoxha po qëndron në Tiranë, ndjekë nga afër një demonstrim të Forcës Kombëtare të Sigurisë/Video

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

04 mars 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha ka udhëtuar dje drejt Shqipërisë, me ç’rast ka takuar homologun e tij , Drejtorin e Policisë së shtetit Ilir Proda.

Z.Hoxha është ftuar sot nga Policia e Shqipërisë për të ndjekur nga afër demonstrimin e Forcës Kombëtare të Sigurisë, përcjell LapsiInfo.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit Drejtues i Lartë Rebani Jaupi dhe delegacioni i Policisë së Kosovës, duke ndjekur një demonstrim të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia  Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Scroll to Top