Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

25 shkurt 2025

Policia arreston dy persona për fajde në Prizren-konfiskon para dhe automjete.
Policia është duke realizuar sot një aksion kundër fajdes në rajonin e Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

“Po është realizuar një operacion, dy persona janë arrestuar, si dhe janë konfiskuar dy automjete, para, dhe prova tjera materiale”, deklaroi ai.

Kryeziu gjithashtu njoftoi se operacioni është duke vazhduar.

Edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi për Telegrafin ka thënë se të dyshuarit në këtë rast në vazhdimësi kanë ushtruar presion ndaj viktimës me qëllim të marrjes se interesit nga veprimtaria e fajdes duke e detyruar të njëjtin të veprojë në dëm të pasurisë se tij.

“Sektori Rajonal i Hetimeve te DRP- Prizren pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, sot me datë 25.02.2025, ka filluar realizimin e operacionit policor për arrestimin e dy personave të dyshuar , të përfshirë në veprën penale ‘Fajde’ nga neni 331 par 3 i KPRK-së dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 par. 1 i KPRK-së. Të dyshuarit në këtë rast në vazhdimësi kanë ushtruar presion ndaj viktimës me qëllim të marrjes se interesit nga veprimtaria e fajdes duke e detyruar të njëjtin të veprojë në dëm të pasurisë se tij dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme të dyshuarit i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës”, theksoi Bytyqi.

Scroll to Top