Përplasje mes komentuesve të BBVK-së: Milaim Zeka tallet me Lejlën, reagon ashpër Olta Gixhari

Një moment ironik i kolumnistit të Big Brother VIP Kosova, Milaim Zeka, ka shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale dhe te kolegët e tij.

Zeka ka publikuar një video në TikTok ku banorja Lejla shihet me këmbët hapur në një ditë të zakonshme në shtëpinë e famshme, duke shtuar një mbishkrim ironik: “Televotimi hapet”.

Ky postim ka ngjallur polemika, duke u cilësuar nga shumë ndjekës si një gjest që cenon etikën profesionale dhe respektin për pjesëmarrësit.

mile
Foto: Milaim Zeka/TikTok

Nuk ka heshtur edhe komentatorja tjetër e emisionit Olta Gixhari. Me anë të një postimi të gjatë në InstaStory, ajo ka kritikuar ashpër kolegen e saj për këtë veprim, duke e cilësuar si të pavend dhe të dëmshëm: “Çfarë gjesti i vogël të përfitosh nga dobësia e një femre. Fshehurazi, pas shpine, ndërkohë që ajo nuk është as në dijeni të situatës. ”, ka shkruar Olta.

Në vazhdim ajo shtoi: “Ky veprim është i porositur dhe bëhet i pafalshëm kur vjen nga një burrë, i cili është edhe pjesë e produksionit. A është mirë Milaim në këtë moshë, me familje dhe fëmijë, të përfshihet në batuta seksuale. si para-adoleshent?”.

Olta theksoi gjithashtu rëndësinë e mirëkuptimit dhe respektit, veçanërisht ndaj personazheve publike që jetojnë nën presionin e kamerave 24/7: “Askush nuk meriton të ndihet i turpëruar apo i poshtëruar për diçka kaq të pafajshme”.

olta1
Foto: Olta Gixhari/InstaStory

Derisa situata vazhdon të diskutohet, produksioni i Big Brother VIP Kosova ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për këtë përplasje mes komentuesve. Mbetet për t’u parë nëse eventi do të trajtojë rregulla më të forta etike për kolumnistët dhe përmbajtjen që ata ndajnë jashtë emisionit.

Scroll to Top