Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta
03 Janar 2025
Komisioni i Pavarur i Mediave ka dalë me njoftim për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 09.02.2025. Ky institucion ka nxjerrë një rregullore për obligimet e ofruesve të shërbimeve mediale gjatë fushatës zgjedhore.
Të gjithë ofruesit e shërbimeve mediale audio-vizuale njoftohen se gjatë fushatës dhe heshtjes zgjedhore duhet të vepronë në pajtueshmëri me legjislacionin e KPM-së.
“OSHM-të (televizionet dhe radiot) të cilat vendosin të organizojnë programin e tyre gjatë fushatës zgjedhore do të deklarohen tek KPM nëse do të mbulojnë fushatën jo më larg se shtatë (7) ditë kalendarike para fillimit të fushatës zgjedhore (neni 6.2 i Rregullores KPM-2024/03)” – thuhet mes tjerash në njoftim.
Tutje thuhet se këto institucione të licencuara nga KPM duhet të dorëzojnë ditarët për zgjedhjet, Ditarin A me terminet pa pagesë dhe Ditarin B me terminet me pagesë.
“Ditarët plotësohen dhe dorëzohen në KPM të hënën e secilës javë për të raportuar për javën paraprake, sipas Nenit 11, paragrafi 3 i Rregullores KPM-2024/03” – thuhet tutje në njoftimin e KPM-së.
Një javë para fillimit të fushatës zgjedhore, duhet që të dërgohet çmimorja e aplikuar gjatë zgjedhjeve.
Komisioni i Pavarur i Mediave
Njoftim për të licencuarit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), sipas obligimeve ligjore të Ligjit Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, ka nxjerrë Rregulloren KPM-2024/03 për obligimet e ofruesve të shërbimeve mediale gjatë fushatës zgjedhore.
Për të ndihmuar të licencuarit që të veprojnë në pajtim me Kreun VIII të Ligjit për Zgjedhjet si dhe Ligjin dhe aktet nënligjore të KPM-së gjatë procesit të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës, KPM ka hartuar edhe një Letër Sqaruese lidhur me obligimet e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuele sipas Rregullores KPM-2024/03.
KPM njofton të gjithë ofruesit e shërbimeve mediale audio-vizuele se gjatë fushatës dhe heshtjes zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të licencuarit e KPM-së duhet të veprojnë në pajtueshmëri me legjislacionin e KPM-së.
OSHM-të (televizionet dhe radiot) të cilat vendosin të organizojnë programin e tyre gjatë fushatës zgjedhore do të deklarohen tek KPM nëse do të mbulojnë fushatën jo më larg se shtatë (7) ditë kalendarike para fillimit të fushatës zgjedhore (neni 6.2 i Rregullores KPM-2024/03).
Gjithashtu, në pajtim me Ligjin për Zgjedhje, të licencuarit janë të obliguar të dorëzojnë në KPM ditarët për zgjedhje:
•Ditari A terminet pa pagesë
•Ditari B terminet me pagesë
Ditarët plotësohen dhe dorëzohen në KPM të hënën e secilës javë për të raportuar për javën paraprake, sipas Nenit 11, paragrafi 3 i Rregullores KPM-2024/03.
Ndërsa një (1) javë para fillimit të periudhës së fushatës zgjedhore, dërgohet çmimorja (listat e çmimeve) e aplikuar gjatë zgjedhjeve, sipas Nenit 9, paragrafi 3 dhe 4 i Rregullores KPM-2024/03.
Për çdo sqarim shtesë: https://kpm-ks.org/lajmi_i_plot/3745 dhe info@kpm-ks.org.