sport

FSHF-ja zbulon pesë lojtarët që luajtën të gjitha ndeshjet gjatë vitit

Federata Shqiptare e Futbollit i ka zbuluar pesë lojtarët që kanë luajtur në të gjitha ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë gjatë vitit.  

Shqipërisë nuk i munguan në asnjërën prej ndeshjeve të vitit 2024 Kristjan Asllani, Mario Mitaj, Nedim Bajrami, Qazim Laçi dhe Jasir Asani. Shqipëria zhvilloi plot 13 ndeshje. 

Tri prej 13 ndeshjeve i zhvilloi gjatë Evropianit “Gjermania 2024”. 
Shqipëria u paraqit për herë të dytë në Evropian. Humbi nga Italia 2:1, barazoi me Kroacinë 2:2 dhe pësoi nga Spanja 1:0. Por pati një kampanjë dëshpëruese në Ligën e Kombeve. 
Përfundoi e fundit në grup me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve do të paraqitet në Ligën C.

Scroll to Top