Pas reshjeve të borës, Policia e Kosovës ka dalë me një apel për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
Policia ka apeluar te shoferët për kujdes, duke përshtatur shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës.
“Duke u bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferët e automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve, si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në komunikatën e Policisë.