ukraina 2 600x360 1

Ukraina menjëherë në NATO, a është e mundur kjo?

Ukraina do të hyjë menjëherë në NATO, me pjesën, që nuk është pushtuar nga Rusia. Në këtë mënyrë duhet të gjendet rruga drejt bisedimeve të paqes. Por a është kjo e mundur?

Neni 5 është thelbi i Marrëveshjes së NATO-s. Ai përcakton detyrimin për mbështetje në rast vetëmbrojtjeje, në rast se një vend i NATO-s sulmohet. Se çfarë mbështeje jepet, këtë e vendos secili anëtar vet.

“Ne do të mbrojmë çdo centimertër të territorit të NATO-s”, është shprehur vazhdimisht presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden që pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Nën këtë ombrellë mbrojtjeje dëshiron të futet Ukraina. NATO e ka premtuar vazhdimisht afrimin e Ukrainës në aleancë, por pa përmendur asnjëherë një datë. Dikur ky shtet duhet të shpërblehet me anëtarësim për luftën mbrojtëse kundrejt Rusisë.

Mbrojtje e NATO-s për një pjesë të Ukrainës?

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyj ka propozuar tani, që pjesa e Ukrainës, që është e papushtuar të pranohet në NATO. Territoret e pushtuara nga Rusia në lindje dhe gadishulli i Krimesë i aneksuar përkundër së drejtës ndërkombëtare (rreth 27 përqind e Ukrainës) fillimisht nuk duhet të përfshihen në ombrellën mbrojtëse të aleancës. Zelenskyj do të ndalojë një depërtim të mëtejshëm të trupave ruse dhe të mundësojë bisedimet me kreun e Rusisë Vladimir Putin për një armëpushim.

Teknikisht në territorin e Ukrainës mund të rregullohej vetëm një vlefshmëri e pjesshme e Marrëveshjes së NATO-s. Dokumenti i antarësimit për Ukrainën, që do të duhej të ratifikohej nga 32 vendet anëtare të NATO-s, mund të formulohet konform. Qysh tani në nenin 14 të Marrëveshjes së NATO-s janë përfshirë protokolle shtesë lidhur me çështje të tjera.

Në nenin 6 të marrëveshjes përshkruhet territori i NATO-s. P.sh. disa ishuj në Karaibe ose në Paqësor, që i përkasin Francës ose Britanisë së Madhe, nuk janë territor i NATO-s. Gjatë periudhës që Gjermania de facto ishte e ndarë në dy shtete RFGJ dhe RDGJ, Marrëveshja e NATO-s vlente vetëm për pjesën perëndimore, pra Republikën Federale të Gjermanisë. Ndërsa Republika Demokratike e Gjermanisë ishte anëtare e Traktatit të të Varshavës, aelanca ushtarake e Bashkimit Sovjetik.

Shumë vende anëtare të NATO-s nuk janë dakord

lg.php?bannerid=102&campaignid=27&zoneid=20&loc=https%3A%2F%2Fsinjali

Çështja është më shumë, nëse partnerët e NATO-s, në radhë të parë anëtari më i rëndësishëm SHBA-ja, kanë vullnetin, që ta pranojnë Ukrainën si anëtare. Rreziku për t’u përfshirë në konflikt ushtarak, në rast të një sulmi të mëtejshëm të Rusisë, është shumë i madh, tërheqin vëmendjen ndër të tjerë politikanë gjermanë të sigurisë. Kancelari Olaf Scholz gjatë vizitës në Ukrainë të hënën (02.12.2024) bëri të qartë, se nuk është dakord për një antarësim të menjëhershëm të Ukrainës në Aleancë.

Ish- sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka një mendim tjetër. Ai pak pas largimit nga posti në tetor tha, se pranimi i shpejtë i pjesës më të madhe të Ukrainës në NATO mund të bëjë që të marrë fund shpejt lufta. “Aty ku ka një dëshirië, ka dhe një rrugë për të gjetur një zgjidhje. Por na duhet të vendosim një kufi, që të përcaktojë, se ku mund të pretendohet neni 5, dhe që Ukraina duhet të kontrollojë të gjithë territorin deri tek ky kufi”, i tha Stoltenberg Financial Times në tetor. Edhe Franca, Polonia dhe shtetet Baltike mund ta pranojnë pjesërisht një anëtarësim të Ukrainës.

Faktori Trump i vështirë të kalkulohet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj vazhdimisht ka kërkuar në kuadër të “planit të tij të fitores” garanci sigurie nga NATO. Sipas vlerësimit të gjeneral-majorit gjerman Christian Freuding, drejtues i shtabit të planit dhe drejtimit të Bundeswehr-it (Ushtria Gjermane), Ukraina “ndodhet me shpatulla pas murit”. Ndaj Zelenskyj mund ta përfytyrojë, që të heqë dorë përkohësisht nga rimarrja nën kontroll e territoreve të pushtuara nga Rusia.

Kreu i Rusisë, Putini ndër të tjera ka kërkuar, që Ukraina të mos anëtarësohet në NATO, madje as pjesërisht. Se ç’qendrim do të mbajë administrata e re e SHBA-së nën presidentin Donald Trumpështë e paqartë. Wall Street Journal njofton duke iu referuar burimeve nga qarqet e presidentit të ardhshëm, se Trump mund të dojë që antarësimin e Ukrainës “ta shtyjë për 20 vjet”. Është e paqartë, se si do ta arrijë ai fundin e luftës ruse kundër Ukrainë, sikurse ka deklaruar.

Rutte: Më shumë armë, më pak diskutime

Në takimin aktual të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel, Sekretari i ri i Përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte, tha se Ukraina nuk ka nevojë për diskutime mbi rrugët drejt armëpushimit, por për më shumë armëdhe më shumë mbrojtje raketore. “Ukraina nuk ka nevojë vazhdimisht për ide të reja për një proces paqeje, por ne duhet të garantojmë, që Ukraina të ketë atë që i nevojitet për të pasur një pozicion të fortë”, tha Rutte. Ukraina mund të negociojë me agresoren Rusi duke u nisur nga një pozicion i fortë.

Scroll to Top