Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti, mëngjesin e sotëm në Dubravë të Suharekës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve të para, bë këtë aksident i cili ka ndodhur rreth orës 07:40 në mëngjes, janë përfshirë dy vetura.
Ndërkaq, personat e lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në e Suharekës.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme në lidhje me rastin.