ukraina

Ukraina godet një depo nafte dhe objektiva të tjera ruse

Sipas ushtrisë Ukrainase, të hënën këto trupa kanë goditur një depo nafte gjatë natës në rajonin Kaluga në perëndim të Rusisë, si dhe “një numër të objektivave të rëndësishme” në dy rajone të tjera ruse, pasi Rusia e bombardoi qendrën e qytetit të Harkivit në Ukrainë.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha në një komunikatë në rrjetet sociale se sulmet e mëngjesit të hershëm u përqendruan në Briansk, Kaluga dhe Kursk.

“Nuk ka konfirmim për ndikim të suksesshëm në bazën e naftës në rajonin Kaluga”, tha ai.

Vladislav Shapsha, guvernatori i Kalugas, tha në Telegram se tetë dronë ukrainas u rrëzuan në këtë rajon, ndërsa copëzat e njërit prej dronëve të rrëzuar shkaktuan zjarr në një zonë industriale.

Zjarri u shua dhe nuk u raportua për viktima, tha Shapsha.

Scroll to Top