Superliga e Kosovës: Java e tretë zhvillohet e gjitha të dielën, caktohen gjyqtarët

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

12 shtator r2025

Federata e Futbollit të Kosovës ka hedhur shortin për delegimin e gjyqtarëve për ndeshjet e javës së tretë në Superligën e Kosovës në futboll. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen ditën e diel.

Ndeshja e parë do të luhet në Suharekë, ku Ballkani pret Drenicën në stadiumin e qytetit nga ora 15:00. Gjyqtar kryesor i kësaj përballjeje do të jetë Mentor Ajeti.

Në të njëjtën orë zhvillohet ndeshja Dukagjini kundër Ferizajit, me Egzon Dakajn si gjyqtar kryesor.

Gjilani do të përballet me Malishevën në qytetin e Gjilanit, ndërsa drejtësinë në këtë takim do ta ndajë Alban Shala.

Scroll to Top