Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
11 shtator 2025
Drejtuesit e institucioneve të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Dimal Basha dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, bënë homazhe në kujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA.
Ata bënë homazhe pranë pllakës përkujtimore në oborrin e Qeverisë, pranë Kuvendit dhe vendosën kurora me lule pranë pllakës përkujtimore.
Sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001 ishin një nga ngjarjet më tragjike në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara.
Katër aeroplanë pasagjerësh u rrëmbyen nga pjesëtarë të Al-Qaida-s, dy u përplasën në Kullat Binjake në New York, një në Pentagon dhe një tjetër në një fushë në Pensilvani, ku pasagjerët tentuan të ndalonin rrëmbyesit.