Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
11 shtator 2025
Dy qytetarë nga Mitrovica e Jugut, të mërkurën, kanë paraqitur një ankesë duke raportuar se janë kontaktuar nga një person i panjohur përmes aplikacionit Viber, i cili është prezantuar rrejshëm si Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Veriut.
Lajmi është bërë e ditur nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Jugut.
Sipas ankuesve, i dyshuari u kishte kërkuar një shumë prej 1 mijë euro, duke thënë se kishte një fëmijë të sëmurë dhe se i duheshin para për shërim.
“Nga dy qytetarët (biznismen) nga Mitrovica, i dyshuari ka arritur që njërin nga ta, ta bind që t’i dërgoj një shumë prej 1000 euro përmes Mony Gram në llogarinë 17437638 me destinacion Bosna dhe Hercegovina”- thuhet në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se, në lidhje me rastin dy ankuesit janë intervistuar, ndërkaq njësia e hetimeve po merret me rastin.
Përmes këtij njoftimi, organet e rendit njoftojnë se kanë qëllim parandalimin e ndonjë mashtrimi tjetër.