Vjosa Osmani godet bllokadën e Kuvendit: “S’lejojmë që për një nënkryetar të ndalet shteti!

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

09 shtator 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka dorëzuar komentet e saj në Gjykatën Kushtetuese lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit, pas vendosjes së masës së përkohshme nga kjo gjykatë.

Në një konferencë për media, Osmani theksoi se Kuvendi nuk mund të bllokohet për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari, përderisa kryesia ka kuorum dhe është zgjedhur kryetari i Kuvendit. Sipas saj, një bllokadë e tillë do të cenonte funksionalitetin institucional dhe vetë themelet kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Ajo shtoi se ulësja e nënkryetarit mbetet e garantuar për komunitetin serb, por kjo nuk nënkupton të drejtë për të bllokuar funksionimin e shtetit. Presidentja u shpreh se të drejtat e komuniteteve nuk mund të përdoren për të cenuar të drejtat e të tjerëve dhe sovranitetin e shtetit.

Osmani theksoi se qëndrimi i institucioneve është i qartë: Kuvendi duhet të funksionojë përderisa janë përmbushur kërkesat kushtetuese për konstituim

Scroll to Top