Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
09 shtator 2025
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka ndarë fotografi nga trajnimi “Mbijetesa në ujë”.

Maqedonci në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook shkruan se qëllimi i trajnimit të ushtarëve të FSK-së ishte përgatitja profesionale për operacione në ujë, duke ndërtuar aftësi praktike dhe teknike të domosdoshme për situata mbijetese në kushte të rënda ujore.

“Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte përgatitja profesionale e pjesëtarëve të FSK-së për operacione në ujë, si ne nivel individual ashtu edhe në nivel ekipor, duke ndërtuar aftësi praktike dhe teknike të domosdoshme për situata mbijetese në kushte të rënda ujore”, ka shkruar ndër të tjera Maqedonci.
Qendra Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpetim e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në kuadër të ngritjes dhe zhvillimit të Kapacitetet Ushtarake për Mbështetje Ushtarake Autoriteteve Civile, ka realizuar trajnimin sfidues “Mbijetesa në ujë”, një trajnim i specializuar qe synon përgatitjen e pjesëtarëve të FSK-së për përballje me situata të ndërlikuara në mjedise ujore.
Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte përgatitja profesionale e pjesëtarëve të FSK-së për operacione në ujë, si ne nivel individual ashtu edhe në nivel ekipor, duke ndërtuar aftësi praktike dhe teknike të domosdoshme për situata mbijetese në kushte të rënda ujore.
Gjatë këtij trajnimi, pjesëtarët u aftësuan në teknika të mbijetesës në ujë, not taktik, improvizimin e mjeteve për të mbijetuar në zona ujore, si dhe improvizimin e mjeteve për kalimin e zonave të rrezikshme ujore.
https://www.facebook.com/ejup.maqedonci1/posts/122271428912011792?ref=embed_post