Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
08 shtator 2025
Një rrjet i trafikut të lëndëve narkotike është goditur nga policia italiane. Mësohet se mes të arrestuarve në Bari është edhe një 30-vjeçar shqiptar.
Sipas informacioneve i riu me origjinë shqiptare është menaxher dhe pronar i një restoranti.
Policia i gjeti 30-vjeçarit gjysmë kilogrami heroinë, me qëllim shpërndarjen.
Aksioni u krye në zonën Cozze të Mola di Barit, nga Njësia e Antidrogës, me një kontroll brenda një restoranti të njohur në ‘SS Adriatica 103’, i cili menaxhohej nga shqiptari. Kontrolli erdhi si rezultat i një aktiviteti paraprak të mbledhjes së inteligjencës informative, që identifikoi restorantin e lartpërmendur si një vend të dyshimtë për ruajtjen e heroinës, një pikë kyçe furnizimi për tregtarët e drogës në provincën e Barit.
Falë ndërhyrjes së qenit antidrogë, u zbulua një bllok që përmbante një substancë të ngurtë ngjyrë kafe me peshë 516 gramë, u gjet brenda një ndarjeje të fshehur në mënyrë të përkryer poshtë një lavamani. Analizat e mëtejshme konfirmuan se ishte heroinë.
Në dritën e fakteve që dolën në dritë, i riu banues në Bari, por që jetonte në një shtëpi me kontratë qiraje të skaduar, u arrestua për krimin e posedimit me qëllim shitjen e narkotikëve dhe si masë paraprake, u dërgua në burg, në dispozicion të gjyqtarit hetues, informon media italiane.