Kosova gati për sfidën – Fati e vendos përballë Shqipërisë në Eurobasket 2029

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

08 shtator 2025

Kosova tashmë e ka mësuar shortin për fazën parakualifikuese të Eurobasket 2029, ku do të garojë në Grupin C, së bashku me Shqipërinë dhe Sllovakinë.

“Dardanët” do të kërkojnë të sigurojnë kualifikimin në një grup të baraspeshuar, ku përballja me Shqipërinë pritet të jetë e veçantë për faktin se konsiderohet si një ndeshje vëllazërore.

Sipas rregullores, tri vendet e para nga katër grupe do të kualifikohen, së bashku me vendi i dytë më i mirë nga të gjitha grupet.

Faza e parë e parakualifikimeve do të zhvillohet në tri dritare: Nëntor 2025, Shkurt 2026, Qershor–Korrik 2026.

Scroll to Top