Serbia shpenzon më së shumti në rajon për ushtrinë; Kush e ‘kërcënon’ Beogradin dhe ku furnizohet me armë

Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta

06 shtator 2025

Kështu e justifikoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, nevojën për blerje të reja armësh që shqyrtoi, këtë javë, gjatë pjesëmarrjes në një paradë ushtarake në Pekin.Ai u takua atje me presidentin e Kinës, Xi Jinping, dhe tha se ka shfrytëzuar pjesëmarrjen e tij në paradë për të parë se “çfarë do të ishte interesante të blihej për nevojat e Ushtrisë së Serbisë.

Serbia bashkëpunon gjerësisht me Kinën në sektorin e mbrojtjes, dhe blerjet e saj të armëve nga ky vend kanë shkaktuar kritika nga Bashkimi Evropian – ku Serbia mëton të anëtarësohet – dhe nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), Serbia – edhe pse e pozicionuar si ushtarakisht neutrale – ka bërë shpenzimet më të mëdha ushtarake në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjatë pesë vjetëve të fundit, duke blerë armatim si nga Perëndimi, ashtu edhe nga Lindja.

Vetëm në vitin 2024, Serbia ndau 2.2 miliardë dollarë për ushtrinë – rreth pesë herë më shumë se Shqipëria, anëtare e NATO-s dhe vendi i dytë në rajon për shpenzime ushtarake.

Kjo shumë përbën 2.6% të Bruto Produktit Vendor të Serbisë.

Kush e “kërcënon” Serbinë?

Si justifikim për armatosjen e Serbisë, Vuçiç shpesh përdor “kërcënimet nga fqinjësia”.

“Të gjithë po armatosen deri në dhëmbë. Po armatosen edhe në rajon, dhe është detyra jonë të mos mbetemi prapa. E tëra çfarë mund t’ju them është se nuk po mbetemi prapa” – ishte një deklaratë e Vuçiçit në janar të vitit 2024.

Ai, shpesh, thotë se Serbia “nuk dëshiron të sulmojë” askënd dhe se është një “faktor paqeje dhe stabiliteti” në Ballkanin Perëndimor, por, në të njëjtën kohë, vendet fqinje i trajton sikur përfaqësojnë “kërcënim” për sigurinë e Serbisë.

“Ne nuk do të prekim askënd, ne vetëm do të mbrojmë territorin dhe integritetin tonë dhe asgjë tjetër”, tha Vuçiç në një deklaratë për mediat serbe në Pekin.

Gjatë të njëjtit fjalim, ai iu referua njoftimit për bashkëpunim ushtarak midis Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat nënshkruan një deklaratë të përbashkët në Tiranë më 18 mars.

Me këtë deklaratë, tri vendet u zotuan për bashkëpunim dhe theksuan rëndësinë e përgjigjeve të përbashkëta ndaj sfidave të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera.

Scroll to Top