Diskualifikohet garuesi kosovar në Mal të Zi pasi bëri simbolin e shqiponjës dykrenare

Mediat malazeze raportuan se Evald Krniq, fituesi i garës, ishte iniciator i diskualifikimit të Goqit. 

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

“Menjëherë kam ndërhyrë te juria profesionale, e cila mori vendimin për përjashtimin e tij. Ai më pas mori edhe ndalesë për pjesëmarrje në gara të këtij lloji në Podgoricë”, ka thënë ai për mediat malazeze. 

Diskualifikimi i Goqit ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e kanë cilësuar veprimin e tij si shprehje identitare, ndërsa ndëshkimin si disproporcional dhe politik.

22 korrik 2025

Garuesi nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është diskualifikuar nga një garë tradicionale kërcimesh në ujë të mbajtur dje në “Urën e Vezirovit” në Podgoricë, pas gjestit simbolik të shqiponjës që është interpretuar si provokues nga organizatorët dhe një pjesë e publikut.

Goqi, i njohur në Kosovë për kërcimet nga lartësia dhe me origjinë nga Gjakova, kishte bërë simbolin e shqiponjës dykrenare para kërcimit të tij, një gjest i zakonshëm mes sportistëve shqiptarë për të shprehur identitetin kombëtar. 

Sipas mediave malazeze, ky veprim u shoqërua me fishkëllima nga publiku, ndërsa më pas juria vendosi diskualifikimin e tij, pasi organizatorët e kanë konsideruar këtë gjest si “shkelje të rregullave të manifestimit”. 

Edhe sekretari për sport i Podgoricës, Darko Nikçeviq, ka konfirmuar vendimin për diskualifikim, duke theksuar se “rregullat e manifestimit ndalojnë qartë shfaqjen e simboleve dhe porosive të papërshtatshme politike, kombëtare apo të natyrave të tjera”.

Scroll to Top