Irani paralajmëroi Trumpin: Nëse na godisni, do të sulmojmë SHBA-në me ‘celula të fjetura’

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

23qershor 2025

Irani ka paralajmëruar Donald Trump se nëse sulmohej, do të aktivizonte sulme me qeliza të fjetura ( grup agjentësh sekretë që kanë mbetur joaktivë për një periudhë të gjatë) brenda SHBA.

Lajmi raportohet nga NBC, duke shtuar se sipas burimeve, mesazhi i shkoi presidentit amerikan nëpërmjet një ndërmjetësi gjatë samitit të G7 në Kanada javën e kaluar.

Ndërkohë, administrata amerikane ka deklaruar se është në gatishmëri të lartë për çdo hakmarrje të mundshme brenda SHBA-së.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare lëshoi ​​alarmin dje: “Konflikti me Iranin po krijon një mjedis kërcënimi të shtuar në Shtetet e Bashkuara”.

Scroll to Top