Izraeli thotë se po godet zemrën e Teheranit – paralajmëron më shumë sulme ndaj objektivave iraniane

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

23 qershor 2025

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) po kryejnë sulme me “forcë të paprecedentë” ndaj objektivave të regjimit dhe trupave shtypëse të qeverisë iraniane në zemër të Teheranit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një deklaratë të transmetuar nga The Times of Israel, Katz paralajmëroi se “në orët në vijim do të publikohen pamje që tregojnë thellësinë e dëmeve” të shkaktuara nga këto operacione.

“Për çdo raketë që godet frontin civil izraelit, diktatori iranian do të ndëshkohet rëndë. Goditjet do të vazhdojnë me intensitet të plotë. Do të veprojmë për të mbrojtur popullin tonë dhe për të mposhtur armikun, derisa të arrihen të gjitha objektivat e luftës,” u shpreh ai.

Scroll to Top