Gjermania “kap” gjysmëfinalen e Euro U-21, Italia eliminohet pas shtesave

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

23 qershor 2025

Gjermania U-21 siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për 21-vjeçarë, pasi triumfoi 3-2 ndaj Italisë pas kohës shtesë. 

Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 2-2, me ndeshjen që u transmetua në Klan Plus. Gjermanët ishin pranë fitores, por italianët barazuan me Giuseppe Ambrosinon me një goditje dënimi në minutën e 96-të.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën Italia gjeti avantazhin me Koleosho në minutën e 58-të. Vetëm 10 minuta më vonë, Woltemade vendosi baraspeshën. Italia mbeti me dhjetë lojtarë pas përjashtimit të Gnonto-s në minutën e 81-të. 

“Panzerat” përfituan nga epërsia numerike dhe përmbysën rezultatin me Nelson Weiper në minutën e 87-të, para se “axurët” të barazonin në sekondat e fundit, ndonëse me 9 lojtarë, pasi u ndëshkua me të kuq edhe Zanotti.

Në minutën e 117-të, Merlin Röhl realizoi golin vendimtar. 

Italia u eliminua pa pësuar humbje në kohë të rregullt gjatë gjithë turneut. Gjermania në gjysmëfinale do të përballet me Francën.

Scroll to Top