Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
23 qershor 2025
Policia e Kosovës gjatë një aksioni në Vallaq të Zveçanit gjatë ditës së diel, ka hasur në një sasi të madhe armatimi.
Sipas raportimeve të fundit thuhet se armatimi u gjet brenda nën tokë, në disa kanale nëntokësore.
Më tej, Boshnjaku tregoi se çfarë lloj armatimi u gjet gjatë këtij aksioni, derisa shtoi se mënyra se si ishin fshehur këto armë ishte tejet profesionale.
Gjatë bastisjes, prezent ishin KFOR-i amerikan dhe njësi monitoruese nga EULEX-i.
Ndryshe, të dielën policia bëri të ditur se nuk ka të arrestuar, megjithëse ka një person me interes për intervistim