Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
23qershor 2025
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10 dhe 12°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 27 deri në 31°C. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.
IHMK-ja ka apeluar për kujdes të shtuar ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me ndjeshmëri ndaj temperaturave të larta.