Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
12qershor 2025
Përshkallëzimi i tregtisë mund të qoj në një tjetër pikë kthese historike në marrëdhëniet ekonomike midis Uashingtonit dhe Pekinit. Por çështjet e gjysmëpërçuesve dhe teknologjisë së lartë mbeten
Nga Dita e Çlirimit te paqja në Londër, lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës mund të shënojë një pikë kthese historike në marrëdhëniet ekonomike mes Uashingtonit dhe Pekinit. “Presidenti Xi dhe unë do të punojmë ngushtësisht për të hapur Kinën ndaj tregtisë amerikane. Do të ishte një FITORE e madhe për të dy vendet!!!”, shkroi presidenti amerikan në një postim në rrjetin Truth, pasi njoftoi marrëveshjen
Embargo reciprok
Që sot, marrëveshja përfaqëson një armëpushim strategjik, pas përshkallëzimit që çoi në vendosjen e tarifave të ndërsjella të shpallura nga Trump më 2 prill, të quajtur “dita e Çlirimit”, nga 34% deri në 145%. Një mur të cilit Pekini iu përgjigj me tarifa 125% dhe me një bllokim të eksportit të disa mineraleve të rralla dhe magnetëve të domosdoshëm për industritë e së ardhmes, nga elektronika e avancuar, te shëndetësia dhe mbrojtja. Në thelb, një embargo reciproke, që rrezikoi të paralizonte shkëmbimet tregtare mes dy superfuqive, me pasoja të rënda për ekonomitë e ndërlidhura deri në pikën e ndaljes së shumë industrive, duke nisur nga ajo e automobilave të prodhuar në SHBA.