Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
07 qershor 2025
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë, nën dyshimet për ushtrim të dhunës psikike dhe kanosje ndaj bashkëshortes së tij. Rasti është regjistruar në fshatin Osek Pashë, Komuna e Gjakovës.
Gjatë hetimeve, njësitet policore kanë siguruar informacione shtesë se i dyshuari posedonte armë zjarri pa leje. Si rezultat, është kryer një kontroll në shtëpinë e tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike e llojit AK-47 me dy karikatorë dhe 566 fishekë, si dhe një pistoletë me tre karikatorë dhe 31 fishekë.
Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Ndaj tij janë iniciuar procedura penale për veprat “Dhunë në familje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

