Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
06 qershor 2025
javë ka shënuar dy momente të rëndësishme në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e mbrojtjes.
Në Shtetet e Bashkuara, 172 trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë duke u stërvitur me forcat amerikane në Luiziana. Kjo stërvitje përfaqëson një hap të madh drejt rritjes së gatishmërisë operacionale të FSK-së dhe thellimit të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet dy vendeve partnere.
Ndërkohë në vend, Kosova ishte nikoqire e stërvitjes shumëkombëshe DEFENDER 2025, një ndër ushtrimet më të mëdha ushtarake të NATO-s në rajon. Pjesëmarrja dhe mikpritja e suksesshme e kësaj stërvitjeje nga ana e Kosovës dëshmon për rolin e saj gjithnjë në rritje si partnere e besueshme e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve në garantimin e paqes dhe sigurisë në rajon.
Këto zhvillime e forcojnë më tej partneritetin strategjik në rritje ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes – një partneritet i bazuar në vlera të përbashkëta dhe vizion të përbashkët për një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme