Policia e Shtetit shoqëron kombëtaren serbe në Tiranë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

05 qershor 2025

Policia e Shtetit ka realizuar me sukses eskortimin dhe shoqërimin e skuadrës së futbollit të kombëtares së Serbisë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në drejtim të kryeqytetit. Masat e marra janë zbatuar nga strukturat operacionale, duke garantuar një itinerar të sigurt dhe pa incidente, në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë.

Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, Policia ka aktivizuar Planin e Posaçëm të Sigurisë, i cili parashikon veprime të koordinuara për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë gjithë zhvillimit të ndeshjes dhe veprimtarive shoqëruese.

Policia e Shtetit apelon për qytetari dhe sportivitet, duke ftuar tifozët dhe qytetarët që të tregojnë kulturë dhe respekt, në përputhje me traditën e mikpritjes shqiptare dhe rregullat e sigurisë.

Scroll to Top