Blakaj prezanton të dhëna alarmante: Kokaina shënon rritje të përdorimit në Kosovë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

04 qershor

Drejtori ekzekutiv i qendrës “Labyrinth”, Safet Blakaj, vlerëson se substanca narkotike kokainë është bërë problematike në vendin tonë, pasi konsumi i saj ka shënuar rritje

Sipas tij, disa e përdorin 20 gramë në javë dhe disa të tjerë edhe më tepër.

Ai mbrëmë në Klan Kosova tha se tani po ashtu ka hyrë në funksion krek kokaina, e cila duket që është më e lirë, por se në fakt është e njëjta gjë.

“Rrezikshmëria e përdorimit të krek kokainës është shumë më e madhe sesa e kokainës, për shkak se shkakton shpejtësinë e procesit të varshmërisë fizike te përdoruesit, e ka efektin e shkurtër 5-7 minuta dhe llogaritet se shpejtësia është më e shpejtë, që i prek qelizat ose neuronet në tru”, deklaroi Blakaj.

Gjithashtu, Blakaj shtoi se në Kosovë është rritur edhe përdorimi i amfetaminës, që vjen nga Serbia dhe Bullgaria.

Scroll to Top