Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
24 mars 2025
Bazuar në planin e stërvitjeve nga data 11 deri më 13 prill 2025, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), do të realizojë ushtrime ushtarake, në zonën e Cernushës në Komunën e Mitrovicës.
Komuna e Mitrovicës ka dalë me njoftim lidhur me ushtrimin e FSK-së, duke i infromuar qytetarët se do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake. Njoftimi do të shërbejë për qytetarët, për të shmangur çdo pasiguri.
*Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se, bazuar në planin e stërvitjeve të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), nga data 11 deri më 13 prill 2025, do të realizohen ushtrime ushtarake. Njësitë tona do të realizojnë ushtrime në zonën e Cernushës, në territorin e Komunës tuaj, ku do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake. Ky njoftim le të shërbejë si informacion për qytetarët për të shmangur çdo pasiguri.’ , thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.