Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
20 maj 2025
Real Madridi është duke përgatitur një goditje të madhe në tregun e transferimeve pas pjesëmarrjes në Kupën e Botës për Klube. Presidenti i klubit, Florentino Perez, është gati të shpenzojë mbi 100 milionë euro për të siguruar mesfushorin e Chelseat, Enzo Fernandez.
Ky transferim ka si qëllim forcimin e mesfushës, veçanërisht pas afrimit të pensionimit të Luka Modricit.
Enzo, fitues i Kupës së Botës me Argjentinën, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha, por Chelsea nuk ka ndërmend të lejojë largimin e tij pa pranuar klauzolën e tij të lirimit.
Real Madridi mund të përfshijë lojtarë të rinj si Arda Guler, Rodrygo ose Endrick në një përpjekje për të arritur marrëveshjen.