Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
06 janar 2026
Një situatë e pazakontë u regjistrua këtë mëngjes në kryeqytet për përdoruesit e linjës urbane “Tirana e Re”. Si pasojë e reshjeve të shiut dhe trafikut të rënduar, qytetarët u përballën me probleme serioze në transportin publik, pasi disa autobusë pësuan defekte gjatë qarkullimit.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se të paktën dy autobusë u ndalën papritur në mes të rrugës, duke lënë dhjetëra udhëtarë të bllokuar dhe të detyruar të presin nën shi. Qytetarët shprehën pakënaqësinë e tyre, duke theksuar se kjo situatë është përsëritur disa herë ditët e fundit dhe po ndikon drejtpërdrejt në vonesat në punë, si edhe në oraret mësimore të nxënësve dhe studentëve.

















