Ditën e hënë është zhvilluar ndeshja në mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Lituanisë. Krenaria dhe tifozëria nuk zgjodhi moshë për të qenë në mbështetje të djemve tanë.
Fëmijët e kopshtit “KinderHause” në qytetin e Vushtrrisë, janë fansat e vegjël por të zjarrtë në mbështetjen e kombëtares së Kosovës.
Ata kanë krijuar punime duke zgjedhur ngjyrat e flamurit kombëtar dhe me shumë entuziazëm kanë shprehur tifon fëmijërore që e ndjejnë përbrenda këtyre qenieve të pastra.