Muriqi: Ndeshja me Rumaninë më e mira në çdo aspekt

Muriqi: Ndeshja me Rumaninë më e mira në çdo aspekt

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi, thotë se në ndeshjen me Rumaninë kanë treguar se janë ekip fantastik, dhe se ka qenë ndeshja më e mirë në çdo aspekt.

Ai kështu u shpreh gjatë një interviste për RTK-në, pas fitores kundër Lituanisë, sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Muriqi i cili ishte asistues në golin e vetëm të shënuar gjatë  ndeshjes Kosovë – Lituani, tha se ndihet mirë kur sheh talent të rinj në ekip.

Ai lavdëroi Muharrem Jasharin, i cili futi topin në rrjetën e kundërshtarit në minutën e pestë.

“Ditën e parë këtu i kam pasur 23 vjet, tash po ‘plakemi’ dhe po vjen një gjeneratë e mirë. Shpresoj të mos ndalet kjo, të kemi sa më shumë talent në ekip”, deklaroi Muriqi.

Scroll to Top